I thanë se është shumë e dobët, Dafina zbulon si kujdeset për trupin e saj

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila është shumë e komentuar në media.

Këto ditë, Dafina ndodhet me pushime në Maldives me motrën dhe mamanë e saj, prej nga ku ka publikuar shumë foto me bikini.

Por shumë ndjekës janë shqetësuar për Dafinën dhe i kanë komentuar asaj se duket shumë e dobët dhe duhet të ushqehet.

Mirëpo, Dafina ka treguar se kujdeset shumë për trupin e saj. “Për ata që mendojnë se vuaj urie. Unë ha! Ha 4 herë në ditë dhe stërvitem! Paqe!”, ka shkruar këngëtarja përbri një fotoje të një pjate ushqimi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto