I publikuan fotot me të dashurën, Ledri Vula tregon të vërtetën mbi lidhjen e re

Vetëm pak javë më parë, Ledri Vula u përfol se ishte në një lidhje të re, pasi në syzet e tij u pa reflektimi i një vajze që po shkrepte foton. Kështu, në media u përfol se ai kishte shkuar për pushime në Greqi me të dashurën e re, e cila nuk ishte identifikuar.

🚤

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Së fundmi, Ledri ka reaguar vet mbi këto lajme teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka treguar nëse ishte vërtet me të dashurën në Greqi.

“Kemi qenë një shoqni e madhe dhe nuk kam qenë vetë. Kam xhiru një spot në Greqi, të cilin nuk e kam lançuar. Kemi qenë i gjithë ekipi atje. Ka pasur edhe femra.”, ka rrëfyer Ledri.

“Po ndonjë femër kështu, jo në ekip”, e ka pyetur gazetari.

Ne ketë moment i vendosur në siklet Ledri përgjigjet: “ Po, po ka pasur femra në ekip, ku ka jetë pa femra”, vazhdon Ledri duke qeshur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto