Flower
Flower

I kërkojnë të bëj hundën, ish banorja e “Big Brother” shpërthen ndaj ndjekësit

Jona Kalemaj, një nga ish banoret e “Big Brother” vazhdon që të jetë një personazh shumë i komentuar në media, e cila është shumë aktive në profilin e saj në Instagram.

Jona publikon shumë foto e video nga përditshmëria e saj në këtë rrjet social, por pak më parë, ajo ka shpërthyer ndaj një ndjekësi që i ka shkruar vazhdimisht të bëjë hundën.

“Dëgjo këtu ti (mashkull apo femër, apo feshkull, çfarëdo qofsh) se ngele duke shkruar me lloj-lloj adresash fallco, duke më thënë të njëjtën gjë ‘shko bëj hundën’ ta rris pak thua? Se më të vogël i bie me e zhduk fare. Pse nuk zhdukesh ti nga Instagrami im dhe të më lësh rehat me super hundën time të shkretë që po i bie në qafë kot”, është përgjigjur Jona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto