I kërkoi motrës mendim por bëri si deshi vet, Lori Hoxha i kërkon falje: “Sikur të kisha një dollar…”

Lori Hoxha është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila është shumë aktive në profilin e saj në Instagram.

Lori hedh vazhdimisht foto nga përditshmëria e saj, ku vendos diçitura të ndryshme. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku ka pozuar përballë disa figurave prej guri.

“Unë vetes: Në të vërtetë nuk është aq serioze”, ka shkruar Lori në përshkrimin e kësaj fotoje. Por në sy bie komenti që ka bërë motra e saj e vogël, Redia.

“Pra kot sa më harxhove kohë duke pyetur për captions se prap atë që doje bëre”, ka komentuar Redia në postimin e Lorit.

“Unë jam Peshore, këtë bëjmë ne! Sikur të kisha një dollar për çdoherë që përdor horoskopin si justifikim”, ka qenë përgjigjia epike e Lorit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto