I habiti të gjithë, Robert Berisha bën komentin e papritur ndaj Eneda Tarifës

Robert Berisha ka qenë shumë i komentuar këto kohë në media për shkak të ndarjes krejt papritur nga Nora Istrefi, me të cilën kishte 13 vite marrëdhënie.

Së fundmi, Roberti po komentohet për shkak të një komenti që ka bërë në foton e Eneda Tarifës. Këngëtarja e njohur ka publikuar një foto në Instagram ku shihet me dy shoqe të saj.

Të mbështetura në një mur prej guri, Eneda ka shkruar në përshkrimin e fotos: “Ne kaq lejm kur ikim jo për ndonjë gjë”.

Në mes të shumë komenteve, ka spikatur ai i Robertit, i cili ka habitur me fjalët që ka thënë. “Ju do babi fort”, ka shkruar Roberti, ndërsa Eneda ia ka kthyer me disa fytyra të qeshura me lot.

Ju mund të pëlqeni dhe këto