I doli sheshit lidhja me modelen shqiptare, reagon Robert Berisha

Ditën e djeshme u përhapën me shpejtësi në internet disa foto në të cilat shihej Robert Berisha me një vajzë në një resort në Turqi.

Mediat zbuluan se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe është modele që jeton në New York. Fill pasi ky lajm bëri xhiron e rrjetit, ka ardhur reagimi i Robertit.

Këngëtari ka publikuar një foto ku shihet me Jessin, Rina Balajn dhe dy vajza të tjera, duke njoftuar se do të sjelli një projekt të ri dhe Jessica do të jetë pjesë e tij.

Por Roberti nuk e ka mohuar lidhjen me Jessin, duke mos folur fare për këtë lidhje. Mendohet se Jessica është shoqja e Big Mamës, mikeshës së ngushtë të Robertit, e cila po ashtu ndodhet në këtë resort.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto