I dhanë fund lidhjes, zbulohet shkaku që solli ndarjen e Ronela Hajatit nga Young Zerka

Edhe pse nuk e pranuan asnjëherë publikisht, Ronela Hajati dhe Young Zerka ishin prej vitesh të lidhur, por ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa javë më parë.

Në një intervistë të fundit për “Prive” pas këtyre lajmeve, Young Zerka u shpreh se Ronelën e ka pasur xhan, por ka preferuar mos të komentojë më mbi këtë situatë.

“Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no-comment. Vazhdojmë te kënga e radhës”, u shpreh ai.

Por së fundmi, sipas “Panorama Plus”, dyshja janë ndarë disa muaj më parë dhe miq pranë tyre kanë treguar se shkaku u bë zyrtarizimi i lidhjes.

Ronela i ka kërkuar Young Zerkës që ta zyrtarizonin lidhjen, pasi prej kohësh bashkëjetonin, por këngëtari dëshironte të ishte i lirë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto