I dhanë fund lidhjes, zbulohet shkaku i ndarjes së Inës dhe Gerit

Çifti i parë i krijuar nga “Përputhen”, Geri dhe Ina, janë ndarë. Lajmin e ka zbuluar vet Ina, përmes një postimi në Instagram.

Ajo është pyetur nga fansat se pse nuk eci marrëdhënia me Gerin dhe Ina është thjesht përgjigjur duke thënë “interesa të ndryshme për të ardhmen”.

Disa ditë më parë, edhe Geri deklaroi se marrëdhënia e tyre ishte krisur.  “Nuk mund ta quajmë ndarje por krisje për shkak të ngarkesës së punëve, s’kemi pas kohë për njëri tjetrin, s’kemi kohë për njëri-tjetrin s’ke ç’bën. Për momentin nuk kam kohë të njoh dikë tjetër. Mund edhe të rregullohen gjërat mes nesh”, tha Geri i ftuar në “Shqipëria live”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto