I dashuruar marrëzisht pas saj, Erik Lloshi i kushton këngën romantike gruas/ Video

Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi, u martua në një ceremoni shumë të komentuar me të fejuarën e tij, Rominën, më 16 gusht.

Ndonëse dasmën preferoi që ta mbante larg medias, Eriku i ka bërë një surprizë shumë të bukur të dashurës së zemrës.

Pak më parë, ai ka publikuar këngën “Pengu i dashnisë” që është një dedikim për Rominën, në tekstin e së cilës shprehet se ajo është lumturia dhe drita e syve të tij.

Në videoklipin e këngës bien në sy dhe momente të shkëputura nga dasma e çiftit, ku dyshja shfaqen duke kënduar e kërcyer bashkë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto