“I dashuroj sytë e djallëzuar”, Roberti ngacmon Marizën, këngëtarja bën reagimin e papritur

Së fundmi, në emisionin “Soiree” kanë qenë të ftuar shumë këngëtarë të njohur shqiptar, midis tyre Robert Berisha dhe Mariza Ikonomi.

Moderatorja Jonida Shehu u ka kërkuar artistëve në studio që të këndonin shkurt këngën e tyre të preferuar.

Kështu, Roberti ka kënduar një serenatë dashurie që flet për sytë e djallëzuar të një femre. Ai tha se dashurohet nga sytë e djallëzuar dhe Jonida me humor i tha se Mariza i ka sytë e tillë.

“Unë kot e kot nuk po i këndoj Marizës”, u shpreh Roberti duke qeshur, ndërsa Mariza nuk e vazhdoi batutën dhe thjesht qeshi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto