I dashuri i Dua Lipës akuzohet për vjedhje, dalin pamjet nga sherri në mes të rrugës

Së fundmi, Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipës, është fotografuar teksa ka bërë sherr me një burrë në mes të një rruge në Londër.

Burri e ka akuzuar modelin se ai i ka vjedhur një kufje të iPhone-t. Në argumentat e tij, Brian Clarcke tha se ai dyshonte që Anwar kishte gjetur një prej kufjeve të tij sepse e gjurmoi atë online përmes iPhone-it.

Në këto foto të shkëputura nga sherri, shfaqet Anwar tejet i acaruar teksa debaton me burrin jashtë një kafeneje në Hampstead.

“Ju tregova telefonin tim dhe aplikacionin ‘Gjej iPhone-n tim’ që tregonte se kufja ndodhej në vendin ku ndodheshin ata. Ai më tha që nuk ia kishte idenë. Unë nuk e njihja kush ishte. Dukej si një rrugaç”, ka thënë burri.

Ai mendon se njëri nga djemtë e ka gjetur kufjen që i kishte rënë nga xhepi dhe e mori. Pak më vonë, Anwar publikoi si kundërpërgjigje një foto të shokut të tij me kufjen në vesh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto