Herion Mustafaraj zbulon historinë e dashurisë me mikeshën e tij: “U takuam pas 30 vitesh”

Së fundmi, aktori i njohur shqiptar, Herion Mustafaraj, ka qenë i ftuar tek emisioni “Rudina”, ku ka folur më gjerë mbi jetën e tij personale.

Gjatë intervistës, Herioni ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Ai është lidhur me ish shoqen e tij të klasës, të cilën e takoi pas 30 vitesh dhe u dashuruan.

“Unë që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30 vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pakonsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta.

Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe si të thuash edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja. Ndihem i plotësuar, i sigurt, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato”, ka thënë aktori.

Ju mund të pëlqeni dhe këto