“Grua plot mirësi e pozitivitet”, Rasheli deklaratë të fortë për Monika Kryemadhin

Rashel Kolaneci është një nga personazhet më të spikatura të showbiz-it shqiptar, e cila tërheq vëmendjen me postimet provokuese që bën në Instagram.

Rasheli ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e filmit të Bes Kallakut “Falco”. Gjatë xhirimeve të filmit, duket se Rasheli ka mundur të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Ajo ka bërë një foto me politikanen gjatë këtij takimi, ndërsa në postimin që ka bërë me të, i ka bërë një deklaratë të fortë.

“Përtej politikës ndjeva energjinë e një gruaje plot mirësi dhe pozitivitet”, ka shkruar Rasheli përbri kësaj fotoje ku shihet ajo dhe Kryemadhi të buzëqeshura.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto