Georgina Rodriguez shtatzanë? Partnerja e Ronaldos ngjall dyshimet me këtë foto

Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it.

Dyshja janë duke e shijuar karantinën pasi janë izoluar bashkë me fëmijët e tyre. Së fundmi, Georgina ka publikuar një foto me Cristianon dhe katër fëmijët ku shihen brenda në pishinë.

Mirëpo, fansat kanë aluduar se Georgina është shtatzanë për shkak se barku i saj  duket pak i fryrë në foto dhe ajo është përpjekur ta fshehi barkun me një komardare me njëbrirësh.

Po ashtu, Georgina është dyshuar se është fejuar me Ronaldon për shkak se në një foto është parë me një unazë në dorë. Modelja ende nuk ka reaguar ndaj këtyre dy lajmeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto