Genta i thotë se është 28 vjeçe, gjyshi i kërkon të martohet në mënyrën më epike

Genta Gjalpi është një prej ish banoreve më të komentuara të “Big Brother”, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndiqet nga mijëra njerëz.

Këto ditët e fundit, Genta ndodhet tek shtëpia e gjyshërve në fshat dhe ka publikuar vazhdimisht foto duke treguar jetën aty.

Mbrëmjen e djeshme, ish banorja e “Big Brother” ka publikuar në Instastory disa video ku po bën një bisedë me gjyshin e saj.

Në një moment, gjyshi e pyet Gentën se sa vjeçe është dhe kur ajo i thotë 28, ai i kërkon të martohet. “Martohu demek se shumë e zgjate”, ka shkruar Genta përbri kësaj video që ka shkrirë së qeshuri fansat e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto