Gashi arrin suksesin e madh, bëhet pjesë e studios muzikore ku janë Shakira e Justin Timberlake

Gashi është një nga reperët shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili ka arritur që të nënshkruajë një kontratë me studion muzikore RCA Records.

Kjo studio është në pronësi të kompanisë së famshme muzikore, Sony Music Entertainment. Lajmin e madh Gashi e ka zbuluar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të vetën në ambientet e brendshme të kompanisë.

“Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar Gashi. Pjesë e kësaj kompanie janë edhe mjaft këngëtarë me famë botërore si Miley Cyrus, Justin Timberlake, Pink, Zayn, Martin Garrix, Shakira, Alicia Keys etj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto