“Fundi ka qenë i tmerrshëm”, Anxhela Peristeri zbulon si e kaloi infektimin me Covid-19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka zbuluar në emisionin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin, se disa kohë më parë u infektua me koronavirus.

Ajo ka treguar se u infektua gjatë kontrollit në një aeroport në Greqi dhe u detyrua që të izolohej në një hotel në Selanik.

“U nisa për në Greqi dhe në aeroport të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje. Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid.  Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”, tregoi Anxhela.

Moderatori e pyeti për ditët e fundit të izolimit dhe ajo tha se këto momente për të ishin më të vështirat.

“Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kane qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerëz që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë”, tha Anxhela.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto