Fotot/ Vajza e Tom Cruise udhëton me autobus, babai i saj zgjedh të lëvizi me helikopter

Në mediat e huaja janë publikuar me shpejtësi disa foto në të cilat shfaqet vajza e aktorit Tom Cruise, Bella, duke pritur autobusin.

Në këto foto, Bella shihet e veshur me një palë xhinse të zeza dhe bluzë jeshile ndërsa ka vendosur maskën mbrojtëse. Ajo është fotografuar duke pritur autobusin në stacion.

Nga ana tjetër, babai i saj ka zgjedhur që të lëvizi me helikopterin e tij privat. Bella është vajza e birësuar e Tom Cruise dhe Nicole Kidman dhe ka vendosur të jetojë jashtë vëmendjes së publikut.

Ju mund të pëlqeni dhe këto