Festuan përvjetorin e parë të martesës, Princi Harry i bën dhuratën marramendëse Meghan Markle

Një vit më parë, më 19 maj 2018, Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në një ceremoni madhështore në Windsor, Angli, që u transmetua në të gjithë botën.

E më 19 maj të 2019, një muaj më parë, Princi Harry dhe Meghan festuan përvjetorin e parë të martesës së tyre.

Në daljen e parë publike të Meghan pas lindjes së Archie, Dukesha u pa me një unazë të re diamanti në gisht dhe filluan aludimet se atë ia kishte bërë Harry dhuratë për lindjen e djalit të tyre.

Mirëpo, burime pranë familjes mbretërore kanë treguar për revistën “Elle” se unaza në fakt është dhurata që Princi Harry i bëri bashkëshortes së tij për një vjetorin e parë të martesës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto