Flower
Flower

Feston 33 vjetorin, Fjolla Morina zbulon surprizën e ëmbël që i bëri e bija

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, feston sot 33 vjetorin e lindjes së saj, ndërsa nëpërmjet një postimi në Instagram, ka falenderuar njerëzit për mbështetjen.

Fjolla

“Po hap edhe nje vit tjeter ne jeten time. E bekuar por mbi te gjitha me koken lart sepse po le pas nje vit ku nuk kan munguar momente te lumtura,te hidheruara,gezime,deshtime e sfida.
Por te gjitha keto me kane bere ate qe une jam sot, nje femer e forte dhe me karakter. Shume mirenjohese per te gjithe ato njerez qe me kane qendruar prane ne dite te mira dhe ato te keqija. Sot, dua thjesht te falenderoj Zotin per nje tjeter vit ne jeten time. E gezofsha ditelindjen! 33-shi nuk eshte dukur asnjehere kaq mire!”, ka shkruar Fjolla.

Por më vonë këngëtarja ka zbuluar se e bija, Lediana, i ka bërë asaj një super urim. “Mam urime ditëlindjen, ishalla edhe 100 të tjera me neve! Të dua shumë. Shumë sene ke bo për neve sa që na s’munum me ti kthy me kurgjo. Mam ti je një njeri shumë i mirë, që je afër meje në çdo sekond e çdo minut. Faleminderit që mundohesh për mua, të dua“, ka qenë biseda e Fjollës me vajzën e saj, të cilën këngëtarja e ka zbuluar në Instastory.

Lumturia ime faleminderit! Të do mami pafund. Ti gjithmonë ke me qenë e vogla ime. Të dua Lediana mamit, jam e bekuar që të kam”, ka shkruar Fjolla krah kësaj bisede.

Ju mund të pëlqeni dhe këto