Festojnë 5 vjetorin e marrëdhënies, Almeda dhe Tolgahan bëjnë urimet romantike

Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, janë një nga çiftet më të njohur të publikut shqiptar, të cilët kanë së bashku dhe një djalë.

Së fundmi, dyshja kanë festuar 5 vjetorin e lidhjes së tyre dhe me këtë rast, kanë uruar njëri-tjetrin përmes disa postimeve në Instastory.

Almeda ka publikuar një foto në Instagram ku shihet duke puthur bashkëshortin në faqe dhe ka shkruar numrin e viteve që kanë së bashku përbri fotos, shoqëruar nga një zemër.

Ndërkaq, Tolgahan ka publikuar një foto me Almedën, në të cilën ka shkruar:  “5 te dua shume shpirti im …”

Ju mund të pëlqeni dhe këto