Eva Murati shpreh dëshirën e saj: “Do të adoptoj fëmijë”

Eva Murati është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”.

Eva ka folur për filmin “Unë si ti”, ku bën pjesë, në të cilin luan rolin e kujdestares së jetimores. Pas xhirimeve të këtij filmi, Eva ka thënë se po mendon të adoptojë fëmijë në të ardhmen.

“Në këtë film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohën përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpinë e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më kanë bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më ka bërë të mendoj që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç. Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do të doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që edhe unë të kem tre fëmijë, si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën”, u shpreh Eva.

Ju mund të pëlqeni dhe këto