Është një nga serialet më të ndjekur, vjen lajmi i keq për fansat e “La Casa de Papel”

“La Casa de Papel” e njohur ndryshe si “Money Heist” është një nga serialet më të ndjekur në të gjithë botën, historia e të cilit ka intriguar me miliona shikues në vende të ndryshme.

Së fundmi, aktori që luan Profesorin në këtë serial, Alvaro Morte, ka zbuluar se kanë nisur xhirimet për sezonin e pestë të këtij serialit.

Ai ka publikuar një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ku ka shkruar përbri saj: “U riktheva! Profesori u rikthye!” dhe menjëherë kanë vërshuar komentet nga fansat.

Por lajmi i keq është se ky do të jetë sezoni i fundit i këtij seriali. Prodhuesi ekzekutiv, Alex Pina, ka bërë të ditur se nuk do të ketë më një sezon të gjashtë, për këtë arsye fansat duhet ta shijojnë sa më shumë këtë serial.

Ju mund të pëlqeni dhe këto