Është i preferuari i femrave, por ‘Sarpi’ shokon fanset me transformimin drastik në pamje

Një nga aktorët më të njohur turk e sidomos për publikun shqiptar, është Çagatay Ulusoy, që u bë i njohur për rolin e Sarpit në telenovelën turke “I Infiltruari”.

Por së fundmi, mediat kanë shkruar shumë për aktorin pasi ai ka bërë një ndryshim drastik në pamje dhe nuk njihet.

Në këto foto, shihet aktori në xhirimet e filmit të tij të ri dhe siç mund të dallohet qartë, ai ka shtuar disa kile. Nga kjo pamje, mezi dallohet që është aktori.

Sipas mediave turke, fansat janë shokuar kur kanë parë këtë ndryshim drastik të Sarpit. Ai është fotografuar në qytetin Kirklareli dhe thuhet se ka shtuar në peshë për t’iu përshtatur rolit që ka në këtë film.

Ju mund të pëlqeni dhe këto