Ermonela Jaho foto me bashkëshortin nga pushimet në Shqipëri

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, prej kohësh jeton larg Shqipërisë, por këtë verë ajo ka gjetur kohën të vizitojë vendin e saj, ku po kalon disa ditë të këndshme e relaksuese.

Ermonela ka vizituar vendet më të bukura të Shqipërisë dhe disa prej fotove i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Të gjithë kemi një vend ku mund të marrim diçka që asnjë vend tjetër s’mund të na e japë…Shtëpi”- shkruan sopranoja krahas fotove.

Ju mund të pëlqeni dhe këto