Erion Isai e thotë troç: “Ky është emision lider në fushën e humorit në Shqipëri”

Erion Isai është momentalisht kryetar i bashkisë së Kolonjës, por ai dikur ka punuar si aktor në “Portokalli” dhe sezonin e kaluar drejtoi emisionin “BE Coffee”.

Së fundmi, Erioni ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze dielli”, prej nga ku ka treguar se gjithë eksperiencat e tij në televizion i kanë shërbyer.

Por ndonëse nuk është më pjesë e “Portokalli”, aktori ka thënë se ky emision mbetet lider në fushën e humorit në Shqipëri.

Erion Isai

“Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh Portokallia tregon që është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do ta vazhdojë rrugën e vet me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”, ka thënë Erion Isai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto