Enca thyen rekordin e vendosur nga VIP-at shqiptarë: “E para artiste shqiptare që e arrita”

 

Enca është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila numëron një numër të madh hitesh në tregun muzikor shqiptar.

E tashmë, Enca ka thyer rekordin dhe është bërë e para këngëtare shqiptare që ka arritur 2 milionë ndjekës në Instagram, duke e mbajtur titullin e “Mbretëreshës së Instagramit”.

“Gjejeni kush është artistja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës”, ka shkruar Enca në profilin e saj, duke ndarë me ndjekësit lajmin e lumtur.

“Një ditë do të kem 20 milionë ndjekës. Ju që më ndiqni tani, do të mburreni duke thënë “e njihja që kur kishte 2 milionë”, njësoj si disa njerëz këtu që më kanë ndjekur dhe mbështetur që kur kisha 50 mijë. Faleminderit shumë”, shkruan Enca në postim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto