Enca poston foto seksi nga pishina, por fansi e nxjerr bllof me gabimin që ajo ka bërë

Pas një kohe të gjatë pune, Enca ka marrë disa orë relaksi për të shkuar në pishina dhe për të shijuar rrezet e ngrohta të diellit.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet brenda në pishinë dhe me një fletore në dorë, teksa po shkruan diçka.

“Tu studiu për provimet kështu… fëmijët 2018”, ka shkruar Enca në diçiturën e fotos. Mirëpo, mes shumë komenteve, një prej fansave të saj ka kapur gabimin që ka bërë këngëtarja.

“Tu studiu per provimet like…” – Kids 2018

A post shared by ENCA (@enca) on

Ajo është me sy mbyllur, ndonëse ka pretenduar se po shkruan a lexon.  “Duke studiuar me sy mbyllur”, i ka komentuar fansi. Ndërkaq, Enca nuk ia ka përtuar aspak përgjigjen dhe i ka thënë: “Gjërat më pasionante në jetë bëhen me sy mbyllur”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto