Emocionuese/ Prifti italian sakrifikon veten për të shpëtuar të riun nga koronavirusi

Një gjest emocionues ka ardhur nga Italia, ku një prift italian i infektuar me koronavirus, ka sakrifikuar veten për të shpëtuar një pacient më të ri në moshë, që ishte po ashtu i prekur nga Covid-19.

Don Giuseppe Berardelli, 72 vjeç nga Bergamo, ka hequr dorë nga respiratori që ishte porositur për të dhe ia dha një pacienti që nuk e njihte.

“Don Giuseppe u nda nga jeta si një prift. Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t’ja dhënë dikujt tjetër”, u shpreh një punonjës shëndetësor.

Don Giuseppe Berardelli vdiq në spitalin Lovere. 30 priftërinj kanë vdekur në Itali për shkak të pandemisë Covid-19, në mesin e tyre 16 janë nga dioqeza e Bergamos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto