Emocionuese/ Partneri propozon për martesë spikeren e lajmeve në mes të emisionit

Spikerja e lajmeve, Fabiola Hoxha dhe politikani Indrit Hoxha kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Rudina”, ku kanë treguar historinë e njohjes së tyre.

Prej tre vitesh ata e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Por gjatë këtij emisioni, partneri e ftoi Fabiolën për një kërcim nën tingujt e këngës “Thjesht të du” nga Flori Mumajesi.

Më pas, ai u ul në gjunjë dhe me një unazë në dorë, i propozi partneres. Teksa i vendosi unazën në gisht Fabiolës, ata u puthën. Gazetarja u shpreh se nuk e priste propizimin dhe ka thënë se kjo ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto