Eduart Ndocaj rrëfen eksperiencën si deputet: “Shkonim për gallatë në Kuvend”

Ish deputeti Eduart Ndocaj është pjesëmarrës këtë sezon në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, ku ka folur për punën si deputet në Kuvend.

Në një moment, Alketa e pyetur Ndocajn se cila ka qenë më interesante, salla e Parlamentit apo ajo e vallëzimit në “Dance with me”.

“Absolutisht këtu është emocionante. Me të thënë të drejtën vetëm të enjten e parë kam ndjerë emocion aty, pastaj shkonim për gallate”, ka thënë Ndocaj.

Unë them që duke shkuar drejt finales së Dance with Me, ti Genti mund të më ndihmosh bashkë me Eduartin, sikur të shkojmë njëherë në parlament t’i bëjmë ata politikanët që të vallëzojnë nuk do të ishte ide e keqe, se ata vetëm zihen, më mirë të vallëzojnë është më konstruktive”, ia ka kthyer Alketa ish deputetit, ndërsa Gent Zenelaj ka thënë: Po shiko, duhet të vallëzojnë të kombinuar, një i PD, një i PS-së”, u shpreh Genti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto