“Edhe të ha edhe të djeg”, Iva Tiço shpërthen ashpër ndaj ndjekëses që e kritikoi

Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço, u komentua shumë ditën e djeshme për shkak se publikoi një foto provokuese në rrjetet sociale, e cila u bë lajm.

Fill pas këtyre lajmeve, Iva publikoi një postim kritikues ndaj portaleve. Por një ndjekëse i ka dërguar një mesazh Ivës, duke i thënë se bën kot sikur s’do të jetë në portale.

 “Zonja Tiço, pse bën sikur nuk do të jesh në portale, ti vetë e di se vetëm kështu mund të riciklohesh, pasi si gazetare nuk e mbaj mend herën e fundit që të kesh bërë diçka me vlerë. Kështu që mjaft me parimin “edhe më ha edhe më djeg” se pas të dyzetave kam përshtypjen se…”, i shkruan ndjekësja Iva Tiços.

Gazetarja nuk ia ka përtuar përgjigjen ndjekëses, së cilës i ka publikuar mesazhin në Instastory.

 “Zogu vogël, meqë mosh aka rëndësi për ty: nuk dua të jem as në portalin tat as në halet e ngjashme. E do më troç se kaq? Emrin nuk ta ze me gojë, se nuk u bëre të bëhesh e famshme. Ik e mëso të punosh tani…”, ia ka kthyer Iva ndjekëses.

Ju mund të pëlqeni dhe këto