“E virgjër nga poshtë, k*rvë nga lart”, Zhaku nuk përmbahet, bën deklaratën e fortë

Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, ka bërë një deklaratë të fortë teksa po fliste për pretendimet e djemve shqiptarë për vajza të virgjëra.

Në një lidhje me Skype nga Gjermania për emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka deklaruar se vajza mund të jenë të virgjëra në sensin e ‘cipës së himenit’, por mund të kenë bërë shumë gjëra të tjera.

Por fjala kur*ë e përdorur nga Zhaku nuk u censurua në kohë dhe u dëgjua nga i gjitha publiku. Ketu moderatorja Bieta Sulo, u vu në siklet, duke i kërkuar Gjatës që të përmbahej pasi ka edhe fëmijë që ndjekin.

Pjesë nga biseda:

Bieta Sulo: Ka ende djem që kërkojnë vajza të virgjëra….

Inida Gjata: Mund të jetë e virgjër nga poshtë dhe kurvë nga lart. Unë nuk ndërhy fare sepse janë zgjedhje personale, kanë ende këto pretendime….

Bieta Sulo: Uppsss, jemi në një orar të ndaluar, na ndjekin fëmijët…

Inida Gjata: Oo më falni, kërkoj ndjesë, në fakt…harrova. Mua më vjen keq që janë akoma këto gjëra. E di se ku është problem aty, sepse nuk e knë hallin vërtet tek virgjëria. E kanë hallin më tepër tek fjalët që do nxjerrë ky që e ka zhvirgjëruar që do bien në veshin e këtij që do e marri, se çfarë do thotë lagjia, komshiu. Uroj që brezi i ri të ndryshojë, të jetë më mendje hapur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto