E uruan me mijëra njerëz, kush është vajza që mori surprizën madhështore tek “Kënga Magjike”?

Ditën e djeshme u mbajt nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” në Pallatin e Kongreseve, ku artistë të ndryshëm ndezën skenën me performancat e tyre.

Në një moment, Ardit Gjebrea ka sjellë një formë të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në këtë spektakël, ku ka surprizuar një vajzë që kishte ditëlindjen.

Moderatori ka përshëndetur Albionën nga ekrani, e cila ndodhej në një restorant për të festuar ditëlindjen e saj.

Ajo po e ndiqte live spektaklin, por nuk e dinte se bëhej fjalë për të derisa Arditi e përmendi. Albiona mori një buqetë me lule dhe një letër ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen Albiona nga publiku i pallatit të koncerteve” dhe të gjithë njëzëri i uruan ditëlindjen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto