E trishtë, Enrique Iglesias humb njeriun e afërt nga koronavirusi

Këngëtari i famshëm spanjoll, Enrique Iglesias, ka bërë të ditur për publikun një lajm të hidhur. Ai ka humbur një njeri të afërt nga Covid-19.

Enrique ka zbuluar përmes një statusi në Instagram se njerku i tij, Carlos Falco, ka humbur jetën në moshën 83 vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Ai ka vdekur në një spital në Madrid. Carlos ishte një biznesmen i njohur spanjoll, ndërsa koronavirusi i shkaktoi një pneumoni të rëndë dhe e pati të pamundur të mbijetonte.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!”, shkruan këngëtari i njohur në Instragram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto