E tha padashje, nipi i Kylie Jenner zbulon publikisht nëse ajo është rikthyer me Travis

Prej disa kohësh është përfolur në media se Kylie Jenner është rikthyer me Travis Scott. Mirëpo, të gjitha këto aludime i ka hedhur poshtë nipi i saj, Mason, djali i Kourtney Kardashian.

Mason ka dalë në një video live në Instagram dhe kur ndjekësit e tij e kanë pyetur nëse Kylie është rikthyer me Travis, ai padashje e ka konfirmuar se ata nuk janë bashkë.

“Jo. Kylie dhe Travis nuk janë përsëri bashkë”, ka thënë ai në këtë përgjigje të sinqertë, duke zbuluar se miliarderja dhe reperi bashkohen vetëm nga vajza e tyre, Stormi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto