Flower
Flower

E tallën Jonidën për anglishten e saj, shpërthen ish banorja e BB: “T’u këndojë shqiptarëve ‘Ktheju Mendjes’, jo Tokës”

Ditën e djeshme, qarkulluan me shpejtësi në rrjet disa video të këngëtares Jonida Maliqi, e cila gjatë aktiviteteve dhe intervistave që kishte dhënë për mediat e huaja në Eurovizion, ngatërrohej me fjalët.

Të shumtë ishin faqet që shpërndanë videot e Jonidës ku dallohej që nuk e fliste mirë anglishten, në mes të tyre edhe Olti Curri, i cili imitoi këngëtaren në një video të publikuar në Instagram.

Mirëpo, ish banorja e Big Brother, Neda Balluku, ka bërë një shkrim për “Gazeta Shqiptare”, ku ka dalë në mbrojtje të Jonidës, titulli i së cilës është: “Jonida Maliqi duhet t’u këndojë shqiptarëve “Ktheju Mendjes”, jo Tokës”.

“Të këndojë është detyrë e Jonidës. Çdo gjë tjetër është detyrë e një stafi të munguar dhe e një ndihmësi apo ndihmësish të munguar, që duhet të përgatiste përfaqësuesen e vendit tonë për çdo mesazh që duhet të përcillte në intervista, për çdo fjalë thënë e fjali të artikuluar e kështu me radhë. Kjo duhej të qe detyrë e Radio Televizionit Shqiptar. Jo detyrë e Jonidës. Gjërat duhen ndarë, quhet organizim. Ky institucion nuk duhej të lejonte kurrsesi që përfaqësueset tona artistike të mbanin në shpinë një përgjegjësi që nuk e kanë. Në asnje vend të botës moderne kjo nuk ndodh.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

“Ne Jonidës nuk i bëmë dot asgjë. Asnjë fjalë ngacmuese, asnjë meme dhe asnjë video për të shkaktuar histeritë e ngërdheshjeve nuk i bëjnë dot asgjë. T’i bënin, ajo nuk do të ishte sot aty ku është. Shqetësimi i madh është fakti që askush nuk merakoset, askush nuk foli, askush nuk reagoi të ndalonte një incident të paralajmëruar. Dhe dakort që s’dimë e s’mësojmë, por as nuk imitojmë. Ne vazhdojmë të kavërdisemi tek injoranca jonë pa u përpjekur ta kapërcejmë e të përqafojmë zhvillimin, por na mjafton të drejtojmë një gisht për t’i dhënë kuptim një faqeje instagrami dhe facebooku që kemi në pronësi. Duke harruar, që tre gishtat e tjerë ja kemi drejtuar vetes. Vetes tonë – ne anglishtfolësve më të mirë të të gjitha kohërave!”, e përfundon ajo shkrimin e saj.nida

Ju mund të pëlqeni dhe këto