E shau keq nga familja, Linda Halimi i kthen përgjigjen e paparë ndjekëses

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, u bë nënë për herë të parë e një vajze disa javë më parë, portretin e së cilës e ka zbuluar së fundmi nëpërmjet një fotoje që ka hedhur në Instagram.

Por në mes të shumë komenteve ka rënë në sy ai i një fanseje, e cila e pyet Lindën nëse babai i saj është gëzuar me familjen që ajo ka krijuar.

“Në fakt shumë! Pse nuk e pyet personalisht meqe po të intereson kaq shumë?”, i ka shkruar Linda dhe ka etiketuar babain e saj.

Por ndjekësja nuk e ka lënë me aq dhe e ka ofenduar keq nga familja këngëtaren, e cila nuk është mërzitur aspak nga sharja dhe e ka shpërndarë këtë bisedë në Instastory. “Situatë e rëndë kjo”, ka shkruar Linda krah këtij postimi, duke vendosur disa emoji duke qeshur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto