E pyetën pse nuk shfaqet më me burrin, Angela Martini shokon me përgjigjen e prerë

Angela Martini është një prej modeleve më të njohura shqiptare, e cila disa muaj më parë u vu në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të martesës së saj.

Në fillim u raportua se Angela i kishte dhënë fund martesës me Dragos, por më pas u bë e ditur se ai kishte pasur probleme me drejtësinë dhe ndaj nuk është shfaqur në krah të modeles.

Përgjatë këtyre muajve, Angela ka vijuar me postimet e zakonshme në Instagram dhe nuk ka hedhur asnjë foto me bashkëshortin. Së fundmi, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve që i kanë bërë fansat.

Njëri prej tyre e ka pyetur për biznesmenin rumun dhe pse nuk hedh foto më me të. “Nuk po të shohim një foto me burrin, na ke bërë merak”, i ka shkruar ndjekësi, ndërsa Angelina ka habitur me përgjigjen: “Unë nuk jam e shqetësuar”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto