Flower
Flower

E pyetën nëse ka bërë operacione në fytyrë, Nevina Shtylla përgjigjet troç

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të njohura dhe simpatike shqiptare, e cila së fundmi është në drejtim të emisionit “E Diell”.

Pak më parë, Nevina u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instastory, ku njëri prej tyre e ka pyetur moderatoren nëse ajo ka operacione plastike në fytyrë dhe Nevina i ka dhënë përgjigjen e sinqertë.

“Duke qenë se punoj në tv, automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzët e nuk e kujtoj për çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëjë 1 gjilpërë.

Sidoqoftë, nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet më mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale”, është shprehur Nevina, duke mohuar gjithë fjalët se ajo ka bërë ndërhyrje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto