E planifikoi në detaje, e pabesueshme sa kokë iu desh të fejuarit të Jennifer Lopez të bënte propozimin

Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, mori propozimin e ëndrrave këtë mars nga ish lojtari i bejsbollit, Alex Rodriguez. Ai vendosi që ta propozonte për martesë këngëtaren me një unazë diamanti gjatë perëndimit në Bahamas, ndërsa fotot e propozimit bënë xhiron e rrjetit.

Së fundmi, Alex ka qenë i ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, ku ka zbuluar se propozimin e kishte planifikuar prej 6 muajsh me shumë detaje.

“Kam bërë prova tri ditë me radhë. Doja që perëndimi të ishte i përsosur. E planifikuam për rreth gjashtë muaj. Ndodhi në plazh në Bahamas”, ka rrëfyer Alex gjatë emisionit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto