E papritur, Ghetto Geasy sjell bashkëpunimin me dy reperët e njohur shqiptar

Një bashkëpunim i papritur është bërë publik së fundmi në median shqiptare. Bëhet fjalë për liderin e “Babastars”, Getoar Selimin dhe dy repera të tjerë.

Ky i fundit do të sjellë një bashkëpunim me Blunt dhe Real, që njihen ndryshe dhe si Shaolin Gang. Disa burime pranë “Prive.al” kanë bërë të ditur se kënga është finalizuar.

View this post on Instagram

💖🥶💘💎💖🐉🐲💦

A post shared by SHAOLIN GANG 🌊🏄🏻‍♂️ (@bluntandreal) on

Madje, reperët kanë bërë gati dhe videoklipin, por nuk është caktuar një ditë se kur do të publikohet kjo këngë për publikun.

“Xhirimet e fundit kanë përfunduar pak ditë më parë. Megjithatë, nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të publikohet ky projekt”, kanë thënë burimet pranë “Prive”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto