Flower
Flower

E panë në festival, Kendall dhe Hailey bëjnë veprimin drastik ndaj Jordyn Woods

Duket se gjakrat midis familjes Kardashian dhe Jordyn Woods ende nuk janë qetësuar pas një muaji e ca që ka kaluar nga skandali i tradhtisë së 21 vjeçares me Tristain Thompson.

Gjatë festivalit të Coachella që është zhvilluar këtë fundjavë në Kaliforni, ka qenë edhe Jordyn, e cila është përballur me një situatë të pakëndshme.

Në këtë festival ka qenë edhe motra e Khloe e Kylie, Kendall Jenner, e cila së bashku me modelen Hailey Baldwin, nuk kanë qenë të lumtura që Jordyn ishte afër tyre.

“US Weekly” raporton se modelet e kanë parë gjatë gjithë kohës me inat 21 vjeçaren dhe e kanë vendosur atë aq në siklet, sa ajo menjëherë u largua nga festivali.

Ndonëse mamaja e Jordyn kërkoi që të përballej me modelet, 21 vjeçarja nuk e la dhe iku prej andej. Më pas, raportohet se Kendall dhe Hailey u panë të buzëqeshnin fill pas largimit të Jordyn.

Ju mund të pëlqeni dhe këto