E pa të dashurin në jaht të rrethuar nga femra, e dashura e Olsi Bylykut bën reagimin e papritur

Aktori i njohur shqiptar, Olsi Bylyku është prej kohësh në një lidhje me Eglin, me të cilën e ka zyrtarizuar lidhjen.

Dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku publikojnë foto e video të ndryshme së bashku. Së fundmi, Egli ka publikuar disa pamje nga xhirimet e klipit të ri muzikor të Olsit.

Në këtë video, Olsi shihet i rrethuar nga femra në jaht. Në vend që të bëhet xheloze, Egli e ka marrë me sportivitet gjithë këtë skenë.

“Ah, Olsi Bylyku për ty paska qenë jeta mor djalë. Ma bëre jetën si deshe, bravo bravo:, dëgjohet t’i thotë Egli Olsit në këtë video, i cili i përgjigjet “Faleminderit, faleminderit!”

Ju mund të pëlqeni dhe këto