E mohuan lidhjen, Seldi flet mbi marrëdhënien me Keisi Medinin

Disa ditë më parë, Keisi Medini dhe Seldi Qalliu publikuan këngën e tyre me titull “S’ka dashni”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.

Mirëpo, që para publikimit të kësaj kënge, në media u përfol gjatë se mes dyshes kishte diçka më shumë se shoqëri dhe këto zëra u përforcuan pasi ata të dy u shfaqën shumë afër në këtë klip.

Së fundmi, Keisi në një intervistë ka folur mbi lidhjen me Seldin, duke e quajtur atë vëlla dhe tha se ishin rritur së bashku, duke mohuar zërat për një marrëdhënie midis tyre.

Pas deklaratës së Keisit, ka reaguar edhe Seldi. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram, përbri së cilës ka shkruar “Single Boy”, duke bërë të ditur se nuk është në një marrëdhënie me Keisin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto