Flower
Flower

E mbani mend Gaviotën e telenovelës meksikane? Aktorja bën deklaratën shokuese

Vite më parë, telenovela meksikane “Destilando amor” bëri bujë në Shqipëri, ku spikati historia e dashurisë e Gaviotës me personazhin kryesor.

Aktorja që luante personazhin e njohur e vajzës punëtore, Angelica Riviera, u martua në vitin 2012 me Presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe meqë u bë Zonja e Parë e vendit, hoqi dorë nga aktrimi.

Mirëpo, Angelica ka lajmëruar të gjitha fansat e saj së fundmi se martesës së saj i ka ardhur fundi dhe shumë shpejt do të kthehet në botën kinematografike.

“Sot të gjitha energjitë, forca dhe dashuria ime janë të fokusuara në vazhdimin e të qenit një nënë e mirë, në rikuperimin e jetës time dhe karrierës time profesionale”, ka shkruar aktorja në këtë postim ku njofton ndarjen nga bashkëshorti.

Burimi: xing

Ju mund të pëlqeni dhe këto