E mbajti sekret, këngëtarja e famshme shtatzanë për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Natti Natasha, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe i fejuari i saj, Raphy Pina, do të bëhen prindër për të parën herë.


Këtë lajm e ka zbuluar vet Natti në një intervistë për “People Espanol”, ku ka treguar se është 5 muajshe shtatzanë.


Ajo ka treguar se i është dashur të bëjë fekondim in vitro për të mbetur shtatzënë, për shkak të cisteve që kishte hequr në të kaluarën. Po ashtu, ajo ka hequr dhe një tub fallopian.

“Një provë tjetër që gratë janë luftëtare dhe kur Zoti thotë PO nuk ka asgjë që të pengon. Lumturia që ndjej në zemër është e pafundme”, ka shkuar Natti në një postim në Instagram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto