Flower
Flower

E lidhur me Albi Nakon, Alba bën veprimin e papritur kundrejt Klaudia Pepës/ Foto

Prej disa kohësh, është përfolur gjerë në media se balerina e njohur Alba Hoxha dhe koreografi Albi Nako, janë në një lidhje.

Ndonëse ata janë kapur shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, askush prej tyre nuk ka pranuar se ndodhen  në një marrëdhënie.

Megjithatë, interesante ka qenë marrëdhënia që dyshja kanë me Klaudia Pepën, e cila është ish bashkëshortja e Albi Nakos. Gjatë pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike”, Klaudia u shpreh se e kishte takuar Albin dhe Albën, duke treguar se marrëdhënia e tyre është e mirë.

Pak më parë, këtë fakt e ka vërtetuar edhe Alba, e cila ka habitur të gjithë fansat me postimin e fundit. Alba Hoxha ka hedhur në Instastory një video të fundit të Klaudias që titullohet “U”, duke i shprehur mbështetjen haptazi balerinës së famshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto