E la vajzën e tyre 6 vjeçe të lyhej me tualet, Kanye i bën gjëmën Kim Kardashian-it

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një prej çifteve më të komentuar, të cilët së bashku kanë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

Vajza e tyre më e madhe quhet North, e cila që 6 vjeçe ka treguar se është e apasionuar pas grimit dhe lyhet vazhdimisht me produktet e mamasë.

Madje Kim është kritikuar shpeshherë nga ndjekësit për shkak se North është parë disa herë e veshur si e rritur, ku nuk kanë munguar veshja e takave apo përdorimi i vëthëve shumë të mëdhenj për moshën e saj.

Por së fundmi, Kim ka treguar për “E!News” se bashkëshorti i saj, Kanye, e ka kritikuar për shkak se ajo e ka lejuar Northin që të lyhet.

“Ajo vdes për make up, por babai i saj nuk do ta lejojë më të lyhet. Ai ka ndryshuar gjithë rregullat. Unë do ta lija të lyhej. Për Krishtlindje ajo vuri pak buzëkuq dhe do ta lija ta bënte sërish.  Nëse do të vishte një fustan të zi, do ta lija të lyhej me një buzëkuq. Por tani për tani, ta harrojmë make up-in!”, ka thënë Kim.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto