E kritikojnë për buzët që ka fryrë, Aurela Hoxha zbulon ç’i thonë njerëzit kur e heq mbushjen

Aurela Hoxha është një nga modelet më të njohura shqiptare, e cila është shumë aktive në profilin e saj në Instagram. Në të, ajo publikon foto e video të ndryshme.

Së fundmi, Aurela ka publikuar një foto të sajën ku shihet shumë provokuese teksa ka veshur një palë të brendshme të bardha dhe me një paruke bjonde me flokë të shkurtra.

Në mes të shumë komplimentave, është vënë re komenti i një ndjekëseje që ka kritikuar pamjen e Aurelës për flokët dhe buzët.

“Me fal qe po ta them se e di qe e merr negative po shume me e mire ke qene sesa je bere buzet aspak bukur po ashtu dhe flokët”, i shkruan ndjekësja, ndërsa Aurela i thotë se kur heq mbushjen, njerëzit nuk e pëlqejnë.

“S’ta marr fare per negative. Floket jane paruke sa per kete fushate, e cila ka ne qender te te pelqejne intimot qe une kam dizenjuar, dhe jo unë, sa per buzet  qe kur kam hequr mbushjen sju pelqen me askujt. Tjeter operacion, nuk kam, puth”, i përgjigjet Aurela.

Ju mund të pëlqeni dhe këto